SYRI TV/ Zhduket në Spanjë 29-vjeçari nga Vlora, nëna: Në telefonatën e fundit dukej i shqetësuar

12:01, 23/03/2023
A+ Aa A-

Prej tri javësh rezulton i zhdukur në Spanjë, 29-vjeçari nga Vlora, Artjol Ramaj. Policia dyshon se i riu mund të ketë humbur jetën, pasi  pretendon se punonte në shtëpi të kultivimit të kanabisit. Nëna e 29-vjeçarit, Valentina Ramaj thotë se i biri ishte nisur të shkonte tek i ati në Girona, por në telefonatën e fundit dukej i shqetësuar dhe e kishte ndërprerë në mes

SYRI TV

Ky është Artjol Ramaj, 29-vjeçari nga Vlora, i cili prej datës 2 mars ka humbur kontaktet me familjarët e tij.

I riu ishte nisur drejt Spanjës që të shkonte në Girona, ku ndodhej babai i tij. Nëna e të riut, Valentina Ramaj tregon se i biri e kishte telefonuar i shqetësuar në datën 2 mars, madje telefonatën e fundit e ka ndërprerë në mes dhe më pas ka humbur çdo kontakt.

Valentina thotë se as bashkëshorti i saj që ndodhet në Spanjë nuk ka arritur të ketë kontakte me të birin. Ndaj, ajo i bën apel shtetit dhe ambasadës të vihen në lëvizje për gjetjen e 29-vjeçarit.

Sipas policisë, dyshohet se Artjol Ramaj ka qenë punëtor në “shtëpi bari” dhe se mund të jetë zhdukur për shkak të tregut të drogës në Girona. Dyshimet e policisë, krahas rrëmbimit, janë edhe për vrasjen e 29-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco