SYRI TV/ Arrestimet e punonjësve të OSHEE në Krujë, 70 punonjës bojkotojnë punën

13:27, 18/03/2023
A+ Aa A-

Për të dytën ditë radhazi, 70 punonjës të OSHEE të cilëve u janë bashkuar edhe 70 kolegë të tyre nga OSSH vijojnë bojkotin e punës duke mos ofruar asnjë shërbim në shenjë proteste. Ky qëndrim i tyre vjen si pasojë e arrestimeve të punonjësve të OSHEE për “shtëpitë e barit” që përdorin lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike. Punonjësit thonë se nuk janë ata përgjegjës për këtë situatë.

Nga SYRI TV

70 punonjësit e degës së OSHEE Krujë – Fushë Krujë vijojnë ditën e dytë të protestës duke mos ofruar asnjë shërbim për këto zona, me përjashtim të  familjarëve me nevoja të veçanta. Punonjësve të OSHEE u janë bashkuar edhe 70 punonjësit e OSSH, që kanë shprehur mbështetje për koleget e tyre.

Kjo situatë, e cila nuk dihet sa do të zgjasë, vjen si pasojë e arrestimeve të herëpashershme dhe ngarkimit me përgjegjësi ligjore të punonjësve të OSHEE për “shtëpitë e barit” të cilat përdorin lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura.

Sipas tyre kjo situatë është e përsëritur dhe bëhet në mënyrë që policia të heqë përgjegjësinë dhe t’i ngarkojë barrën, palën tjetër.

Një ditë më parë u arrestuan dy punonjës të OSHEE dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim nga Policia e Shtetit pas evidentimit dhe asgjësimit të 390 bimëve kanabis në një bunker të ushtrisë në fshatin Halil të Krujës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco