Lirohet nëna që u arrestua 8 ditë pasi lindi foshnjën/ Gjykata pezullon ekzekutimin e dënimit

13:44, 17/03/2023
A+ Aa A-

Lirohet nga burgu Diana Bahçja, e cila ishte dënuar me rreth 2 muaj burg për braktisjen e fëmijës.

Seanca gjyqësore u zhvillua sot në gjykatën e Tiranës për nënën lehonë të Shkodrës, Diana Bahçja, e cila ishte dënuar me 50 ditë burg për akuzën e braktisjes e fëmijës.

Nga ana e saj, ajo u shpreh se nuk ka qenë në dijeni të gjobës së vënë nga gjykata, ndërkohë ajo deklaroi se nuk e kanë lejuar të takojë vajzën 5-vjeçare.

Nga ana tjetër avokatët e saj kërkuan lirim, duke pasur parasysh se fëmija i saj është vetëm preh ditësh dhe kërkon përkujdesjen e saj.

Kërkesa për pezullimin e ekzekutimit u gjykua nga gjyqtari Ardit Mustafaj, ndërsa prokurori Endrit Bimi theksoi se duhet të paguhet gjoba prej 25 mijë lekësh.

Diana u dënua me 50 ditë burg për shkak se ish-bashkëshorti i saj e ka akuzuar se ka braktisur fëmijën, por ajo e mohon këtë fakt duke thënë se ai e dhunonte.

Burgosja e nënës së re ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, si dhe në politikë duke kulmuar me lirimin e saj ditën e sotme. 

Avokati tha pas vendimit se "drejtësia u vu në vend". "Ishte një vendim human", tha ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco