Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Sekuestrohen 17 kg drogë/ Në banesë iu gjetën rreth 53 mijë euro, pranga 36-vjeçarit shqiptar në Itali

Sekuestrohen 17 kg drogë/ Në banesë iu gjetën rreth 53 mijë euro, pranga 36-vjeçarit shqiptar në Itali

17:52, 15/03/2023
A+ Aa A-

Autoritetet italiane kanë zbatuar sot një urdhër arrest në emër të një 36-vjeçari shqiptar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Mediat vendase raportojnë se në kontrollin e kryer në shtëpinë e 36-vjeçarit, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 53 mijë euro, një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike, përkatësisht 2.2 kilogramë heroinë, më shumë se 2 kilogramë kokainë, 5.8 kilogramë hashash, 6.7 kilogramë marijuanë.

Gjithashtu janë sekuestruar 1 makinë dhe telefona inteligjentë e karta SIM përkatëse të përdorura për tregtimin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco