Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Gazetarja bën rrëfimin e trishtë: Lehona në burg, foshnja ushqehet me qumësht lope

Gazetarja bën rrëfimin e trishtë: Lehona në burg, foshnja ushqehet me qumësht lope

17:35, 15/03/2023
A+ Aa A-

Korrespondentja e Syri Tv në Shkodër Fatma Maka ka treguar detaje nga gjendja aktuale e foshnjës së 27-vjeçares Diana Bahçja, e denuar me 1 muaj e 20 ditë burg pasi nuk ka paguar një gjobë prej 250 mijë lekësh me akuzën e braktisjes së fëmijës së parë të saj.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e pasdites me Armela Ferkon, gazetarja tregon se familjarët e foshnjës e kanë të vështirë kujdesin për foshnjën pasi është në një moshë delikate dhe e vetmja gjë me të cilën kanë mundësi ta ushqejnë është qumështi i lopës.

“Për foshnjën kujdeset babai i cili është i privuar nga puna për tu kujdesur për të birin e tij rreth 3 javësh. Jo vetëm babi por është edhe mbesa e familjes 11 vjeçe, e cila ka privuar veten nga shkolla për tu kujdesur  për djalin e xhaxhait të saj, gjithashtu janë dhe 2 pleqtë e familjes dhe një kryefamiljar i cili është i paralizuar dhe është gjatë gjithë kohës në shtrat po ashtu edhe nëna që është në gjendje shëndetësore jo të mirë. Ditën e djeshme unë e gjeta  të lidhur në djep dhe po flinte. Problemi kryesor për foshnjat është ushqimi me gji, ndërsa ai fëmijë është privuar, ushqehet me qumësht lope. Faktikisht nuk është mësuar akoma por familiarët po përpiqen të kujdesen më tepër për ta ushqyer pak nga pak në mënyrë që fëmija të mos ketë deficite”, tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco