Avokati i lehonës: Gjykata e Tiranës të pezullojë menjëherë vendimin

Avokati i lehonës: Gjykata e Tiranës të pezullojë menjëherë vendimin

17:29, 15/03/2023
A+ Aa A-

Anton Kosteri, një nga avokatët e Diana Bahçes, në një lidhje me skype për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv kërkoi nga Gjykata e Tiranës pezullimin menjëherë të vendimit për lehonën e cila ndodhet në burg, ndërsa ka një foshnje vetëm disa ditëshe. 

Kosteri tha se Gjykata duhet të shprehet brenda 5 ditëve për këtë këresë, duke shtuar se dispozita procedurale parashikon lirimin e një personi të dënuar femër kur është shtatzënë ose ka fëmijë të mitur nën 1 vjeç. 

"Jemi në këto kushte kur kemi një person që është në arrest në burg, e dënuar dhe kemi një dispozitë procedurale penale që thotë shprehimisht nëse kemi një person të dënuar femër që është shtatzënë ose ka fëmijë të mitur nën moshën 1 vjeç, duhet të lirohet menjëherë dhe të shtyhet afati i ekzekutimit të këtij vendimi. Kemi kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit menjëherë, kërkesë e cila duhet të shqyrtohet brenda 5 ditëve nga Gjykata e Tiranës. Kemi bërë një kërkesë ekstremisht të ngutshme për gjykatën dhe shpresojmë që gjykata të shprehet sa më parë", tha ai.  

Ai tha se është hera e parë që ndeshet me një situatë kaq delikate dhe sensitive të prodhuar nga sistemi gjyqësor. 

"Cilido gjyqtar që do të shortohet për këtë çështje, të mbajnë qëndrimin e tyre që kjo ccështje të gjykohet sa më parë të jetë e mundur dhe të realizohet drejtësia e shumë kërkuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco