Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në një pallat në zonën e Astirit, zjarrfikësit në vendngjarje

Dy 15-vjeçarë humbin jetën nën shinat e trenit në Itali, njëri ishte shqiptar

Dy 15-vjeçarë humbin jetën nën shinat e trenit në Itali, njëri ishte shqiptar

12:05, 13/03/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje tragjike është verifikuar në mbrëmjen e një nate me parë në rajonin e Lombardisë.

Dy të rinj 15-vjecarë kanë humbur jetën nën shinat e trenit ndërsa po kapërcenin binarët.

I riu kosovar Meriton Ajeti 15 vjeç, është një nga dy viktimat e kësaj tragjedie në stacionin Pietro Berbenno.

Së bashku me shokun e tij Manuel Gabriel Tejada Reyes kanë kapërcyer murin rrethues të stacionit për duke evituar nënkalimin për udhëtarët, zgjedhje që i ka kushtuar jetën.

Një tren në tranzit me shpejtësi 80 km në orë, që po kalonte në ato çaste nuk ka mundur të ndalojë në kohë për të evituar tragjedinë.

Me linjën hekurudhore rajonale ata po ktheheshin në qytetin e tyre në Sondrio.

I riu kosovar është djali i një familje emigrantësh e kishte pasion futbollin. Ai luante me skuadrën e të rinjve në një klub të Sondrios.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco