Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I riu kanos me armë dhe i rrëmben makinën një 32-vjeçari

I riu kanos me armë dhe i rrëmben makinën një 32-vjeçari

10:07, 12/03/2023
A+ Aa A-

Një i ri është në kërkim, pasi ka kanosur me armë dhe i ka marrë makinën një 32-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur ‘Dubrav’.

22-vjeçari me inicialet E. P., ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Por gjatë ndjekjes, i riu ka braktisur makinën dhe i ka iku policisë, siç thotë kjo e fundit, për shkak të errësirës.

Njoftimi i Policisë së Tropojës:

Kanosi me armë, për motive të dobëta, një 32-vjeçar, dhe i mori automjetin, shpallet në kërkim 22-vjeçari, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Dubrav’.

Gjatë ndjekjes nga Policia, 22-vjeçari braktisi automjetin e 32-vjeçarit dhe duke përfituar nga errësira, mundi të largohej.

Policia vijon kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim, për veprat penale ‘Vjedhja me armë’, ‘Kanosja’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, shtetasin E. P., 22 vjeç, banues në fshatin Breg Lumë, Tropojë.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi, rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, në aksin rrugor Bajram Curri-Fierzë, në vendin e quajtur ‘Dubrav’, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin G. N., i ka marrë automjetin atij dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Dubrav’, janë vënë në ndjekje të autorit.

22-vjeçari, kur ka konstatuar se po ndiqej nga Policia, në vendin e quajtur ‘Kalata e trageteve’, Fierzë, ka braktisur automjetin tip ‘Lançia’ dhe duke përfituar nga errësira, ka mundur të largohet.

Shërbimet e Policisë kontrollin e zonës, për kapjen e 22-vjeçarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco