Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

VIDEO/ Pamjet e rënda, betonierja përplas një person me biçikletë, ndërron jetë në vend

14:33, 10/03/2023
A+ Aa A-

Një tjetër aksident i rëndë u shënua ditën e sotme në qytetin e Durrësit rreth orës 12:15, ku një betoniere ka përplasur për vdekje një person që lëviste me biçikletë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi 58-vjeçar me iniciale P.P është shoqëruar drejt komisariatit.

Ndërkohë që Syri tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja pas momentit të aksidentit. Pamjet janë të rënda dhe tregojnë se si qytetari është shtypur nga automjeti i tonazhit të rëndë.

Njoftim i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në lagjen nr. 18, Durrës, një automjet (betionere) me drejtues shtetasin P. P., 58 vjeç, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco