Aksidenti tragjik në Tiranë, shkon në 3 numri i viktimave, 20-vjeçari humb jetën në duart e mjekëve te Trauma

22:38, 09/03/2023
A+ Aa A-

Shkon në tre numbi i viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të enjte te mbikalimi i TEG-ut.

Burime për Syri Tv bëjnë të ditur se ka ndërruar jetë edhe drejtuesi i "Audi"-t, Klevis Ruçaj, 20 vjeç. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali i Traumës, por për shkak të plagëve të rënda nuk ka mundur të mbijetojë.  

Ai po udhëtonte bashkë me dy vajza, të cilat ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, por identifikimi i tyre ka qenë i pamundur. 

Automjeti ku ato udhëtonin doli nga rruga te mbikalimi i TEG-ut dhe pasi theu barrierat metalike, ra në rrugën nacionale Elbasan-Tiranë, mbi kofanon e një makine "Honda", ku udhëtonte një familje.

Tre personat që udhëtonin me "Honda"-n mbetën të plagosur. 

Te Spitali i Traumës po trajtohen Qemal Kurti 60 vjeç, Aida Kurti 50 vjeç si dhe O.K, 24 vjeç. 

Shkak për aksidentin paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e automjetit tip "Audi" i cili udhëtonte nga autostrada e Farkës në drejtim të rrethrrotullimit të TEG-ut. 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të aksidentit të dhënë më parë, të ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut, ku humbën jetën dy shtetase, ju informojmë se:

Si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi K. R., 20 vjeç, drejtuesi i automjetit tip "Audi".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco