Dy vajza humbën jetën në një aksident i rëndë automobilistik që ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës pasditen e së enjtes, ku një automjet tip Audi fluturoi nga mbikalimi i TEG-ut.
Zyrtarisht nga policia bëhet me dije se 4 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur; K. R. 24 vjeç, A. K. 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K rreth 60 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Automjeti tip Audi, që drejtohej nga 24-vjeçari K.R. u rrëzua nga mbikalimi dhe ka rënë në aksin e poshtëm mbi kofanon e një tjetër automjeti tip Hyundai. 24-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas dinamikës së policisë, automjeti po udhëtonte nga Unaza Lindore (nga Farka) në drejtim të TEG-ut dhe ka rënë nga mbikalimi.
Në pamjet e SYRI TV duken edhe barrierat mbrojtëse të shkatërruara nga goditja e automjetit.
Policia sqaron se në automjetin Hyundai që u godit nga mjeti Audi, udhëtonin A. K. 51 vjeç, O.K. 24 dhe Q. K. rreth 60 vjeç, të cilët janë të plagosur.
Shkak i aksidentit të rëndë paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë.
© SYRI.net