Kush është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali? I fejuari në gjendje të rëndë

Kush është 19-vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali? I fejuari në gjendje të rëndë

15:43, 06/03/2023
A+ Aa A-

Eralda Spahillari, 19-vjeç humbi jetën tragjikisht mesnatën e së shtunës, nga një aksident tragjik në Itali. Shqiptarja studionte për estetikë! Këtë profesion mendonte ta bënte në Shqipëri, ku donte të kthehej dhe të hapte biznesin e saj. Eralda banuese në ‘Ponte di Piave’, së bashku me Barbara Brotto, 17-vjeç, e cila mbeti po ashtu e vdekur, po shkonin në një klub në zonën e Trevisos, por makina e tyre nuk mbërriti kurrë atje, pasi dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy të dashurit e tyre janë në gjendje të rëndë në spital.

‘Unë dhe Eralda ishim shumë të afërt’ - thotë një shok i klasës së te resë.

‘Ajo ishte një vajzë shumë e sjellshme. Prej vitesh ajo ishte monitoruese e klasës sonë dhe nëse do të shpërthente ndonjë sherr, Eralda do të zgjidhte gjithçka dhe do të sillte paqen. Na mbante të bashkuar’ - tha ai.

Një tjetër mik i të resë shqiptare e kujton atë duke folur për dëshirën që të hapte një qendër estetike në vendin e saj.

“Më kujtohet një vajzë e zgjuar, e cila gjithmonë donte të mësonte' - thotë Olimpia Palmieri, e cila menaxhon qendrën e bukurisë Amorfia në Ponte di Piave .

‘Eralda kishte ardhur këtu për të bërë praktikën në shkollë dhe do të kishte dashur të vazhdonte dhe të specializohej. Jam shumë e trishtuar”. - tha ajo.

Por këto nuk ishin të vetmet planet për të ardhmen e Eraldës. Në krah të saj, duke drejtuar makinën që u përplas me një pemë, ishte edhe i dashuri i saj, gjithashtu 19 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në spital.

Sipas miqve, çifti së fundmi ishte fejuar zyrtarisht, sipas traditës shqiptare.

 “Ata po përgatisnin një festë të madhe për këtë verë, një lloj paramartese'- shpjegon shoku i klasës, 'Ata kishin shkuar me pushime në Paris dhe ai i kishte bërë propozimin zyrtar duke i dhënë një unazë fejese. Kur lexova lajmin e aksidentit sot në mëngjes, mbeta në harresë për fjalët, nuk doja ta besoja”- përfundoi ai.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco