Gjendet një makinë e bërë gati për atentat pranë shtëpisë së ...

Gjendet një makinë e bërë gati për atentat pranë shtëpisë së ...

09:21, 19/02/2023
A+ Aa A-

Gjendet një automjet i bërë gati për tu përdorur në një atentat mafioz në Elbasan.

Makina është tip fuoristradë dhe është gjendur në zonën ku ka shtëpinë Erion Alibeaj në Elbasan, por nuk dihet nëse kjo makinë është apo jo porosi e tij apo e grupit tjetër kriminal.

Në brendësi të automjetit janë gjetur 2 armë tip kallashnikovi, një sasi e madhe fishekësh si dhe 1 një shishe benzinë e cila do përdorej për të djegur automjetin mbas atentatit.

Deri tani nuk dihet se kush është shënjestra e atentatit dhe as autorët që do të kryenin këtë vrasje.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave sigurisë në zonë për të parë personat që do të kryenin këtë atentat dhe që kanë braktisur automjetin në atë zonë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco