Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Berat/ Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve, kapet në flagrancë duke vjedhur në banesë 25-vjeçari

Berat/ Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve, kapet në flagrancë duke vjedhur në banesë 25-vjeçari

21:56, 17/02/2023
A+ Aa A-

25 vjeçari, Andrea Zerollari, vjeçari i dënuar më parë tre herë për vjedhje, ka rënë ditën e sotme në pranga teksa është kapur në flagrancë duke vjedhur.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin policor "The shadow of the night", duke prangosur në flagrancë një 25-vjeçar nga Berati, që ishte kthyer në "makthin" e banorëve të qytetit, për shkak të vjedhjeve që kryente gjatë natës nëpër banesa.

I drejtuar nga shefi i krimeve në detyrë Ledjo Ferzaj, operacioni finalizoi jo vetëm prangosjen e Andrea Zerollarit por edhe dokumentimin e 4 vjedhjeve banesash, të kryera dy netët e fundit.

Zerellari, i dënuar 3-herë më parë për vjedhje, u kap në flagrancë gjatë tentativës për shqyerjen e një dritareje në një banesë private në zonën e "Bregut të lumit". Ai ishte prej disa ditësh nën vëzhgim nga policia,që kishte siguruar në rrugë operative.

Informacionin për vjedhjen që do të kryente 25-vjeçari mbrëmjen e sotme.

Në kuadër të këtij operacioni, Policia ka arritur të dokumentojë autorësinë e tij në vjedhjen e 4 banesave në Berat gjatë dy netëve të fundit, ku ai ka vjedhur jo vetëm vlera monetare por edhe pajisje të ndryshme elektronike.

Burime policore bëjnë me dije se mekanizmi i përdorur nga 25-vjeçari për vjedhjen e banesave ishte hapja me kaçavidave e parvazeve dyr-alumini të dritareve, nga ku ai hynte për të vjedhur gjatë natës. Të njëjtat burime konfirmojnë sepolicia po punon edhe për zbardhjen e disa vjedhjeve të tjera banesash, ku për shkak të mekanizmit të përdorur për të hyrë brenda,dyshohet se autor është Zerollari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco