Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjykata liron një nga të arrestuarit e SPAK në bashkinë e Urës Vajgurore

Gjykata liron një nga të arrestuarit e SPAK në bashkinë e Urës Vajgurore

17:33, 17/02/2023
A+ Aa A-

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin nga zyrtarët e arrestuar në bashkinë e Urës Vajgurore që tani njihet si Dimal.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, rikonfirmoi masat e sigurisë për shumicën e zyrtarëve të Bashkisë së Dimalit.

Kështu, togat e zeza të GJKKO-së, lanë në arrest me burg, Altin Palin, Drejtor i Zyrës së Urbanistikës; Arben Guraj, Përgjegjës i Sektorit të Shërbimeve; Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare dhe Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë.

Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës mbetet në arrest shtëpie siç ishte përcaktuar një masë e tillë në mungesë, ndërsa ndryshon masa për Agim Çunin, Specialist i Emergjencave, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro.

Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco