Durrës, gjendet një person i djegur me benzinë, ende i paidentifikuar

Durrës, gjendet një person i djegur me benzinë, ende i paidentifikuar

12:29, 17/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka gjetur një njeri të djegur me benzinë në lagjen nr.13 në Durrës dhe dyshimet janë se ka kryer vetëvrasje duke u djegur vetë. Identiteti i tij nuk dihet. Policia dha një njoftim paraprak ndërkohë që po heton të zbulojë emrin e personit dhe shkaqet e vetëvrasjes që dyshohet.

Policia tha: “Rreth orës 11:40, në lagjen nr. 13, Durrës, është konstatuar dyshohet i vetëdjegur me lëndë djegëse (benzinë), një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e këtij shtetasi dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco