Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Fuqia e marketingut për sukses në biznes. Sekretet dhe sfidat

I dha paratë për shtëpi 16 vjet më parë/ Ndërtuesi: I kam thënë të rrijë i qetë...

I dha paratë për shtëpi 16 vjet më parë/ Ndërtuesi: I kam thënë të rrijë i qetë...

22:36, 13/02/2023
A+ Aa A-

Në vitin 2007, Qazim Cerangu porositi një apartament te shoqëria e ndërtimit “Elbavo shpk” me administrator Bashkim Haxhiu, të cilin e ka edhe shok. Apartamenti kushtonte 90 000 Euro.

“E njihja prej kohësh ndërtuesin. E njoh që në jetën studentore. Hymë në negociata se më tha do të ndërtohej një pallat tek rruga e Durrësit. Pritëm që të dilte leja e ndërtimit, nuk u arrit qëllim”, tha denoncuesi.  

Me noteri, ndërtuesi mori 31 500 Euro dhe shumat e tjera, kur të merrej leja e ndërtimit dhe kësti i fundit, kur të mbaronte objekti.

Për vite me radhë nuk u konkretizua asgjë. Më në fund, në vitin 2022 ndërtuesi merr leje për të ndërtuar një pallat pranë Bulevardit të Ri në Tiranë, por denoncuesi pretendon, se ai po e shmang dhe po e gënjen.

“Komunikimet kanë qenë të rregullta. Në shumicën e rasteve nuk i është përgjigjur mesazheve. Kemi biseduar dhe pas daljes së leje së ndërtimit më thotë që është ende shpejt. Biseduam, ramë dakord për cilin apartament bëhej fjalë dhe e lamë që të paraqiteshim të nesërmen tek noterja. I telefonova dhe nuk më hapën telefonin”, shprehet denoncuesi.

Pas komunikimit me ndërtuesin, ky i fundit premton, se kontrata do të nënshkruhet me denoncuesin.

Bashkim Haxhiu, ndërtues: O Andrelin! E ka të zgjidhur. Do lidhë kontratën. E ka të zgjidhur ai, do lidhë kontratë. I kam thënë: “Në fund të Janarit do lidhim kontratën. Jo, jo! Ja kam shpjeguar, ia kam thënë, i kam dhënë edhe opsionin… Unë, thjesht kam qenë si rojë e lekëve të tij. Por, megjithatë, unë ia kam marrë përsipër, ia kam bërë edhe me noter, që ai të rrijë i qetë dhe tani, që ka filluar ndërtimi, i kam thënë: “Në fund të Janarit do lidhim kontratën”. Ia dhashë akordin, meqë në datë 30, nuk ia arrij unë, ia shpjegova dhe ai është dakord, e lamë në datën 5 Shkurt, edhe ai të konsultohet me atë ofertë, megjithëse më tha, se nuk kam asnjë vërejtje tani.

E në fakt kontrata e porosisë u nënshkrua, falë ndërhyrjes së emisionit Stop, siç pohon Qazim Cerangu, pasi prej vitit 2007 nuk ishte bërë asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco