SYRI TV/ Prezantoheshin te bizneset si zyrtarë, arrestohen tre të rinj mashtrues në Tiranë

14:52, 13/02/2023
A+ Aa A-

Tre të rinj janë arrestuar nga blutë e kryeqytetit pasi prezantoheshin si zyrtarë dhe u vendosnin gjoba bizneseve. Policia sekuestroi rreth 90 mijë euro dhe telefona celularë, ndërsa vijon të jetë në kërkim dhe një tjetër person, i cili u zbulua në muajin janar të këtij viti gjatë operacionit “Subjekti”.

Nga SYRI TV

Tri persona u vunë në prangat e policisë së Tiranës, pasi dyshohet se mashtronin qytetarë të ndryshëm duke përfituar shuma të mëdha parash. Të arrestuar janë shtetasit Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe Gëzim Kusi, të tre të moshës ndërmjet 18 dhe 21 vjeç.

Gazetarja e Syri Tv, Bleona Sari, raporton se këta shtetas, përfitonin shuma parash duke mashtruar subjekte private, të cilëve u prezantoheshin si zyrtarë të lartë institucionesh. Në kërkim vijon të jetë një tjetër shtetas, i cili u zbulua në operacionin “Subjekti”, të këtij viti, ku dyshohet se i ka vënë gjobë një biznesmeni të rëndësishëm në Tiranë. Personi i shpallur në kërkim, dyshohet se ka bashkëpunuar edhe me tre të rinjtë e arrestuar këtë fillim jave, duke u marrë shuma parash subjekteve të ndryshme në Tiranë dhe jo vetëm.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi një shumë prej 89 400 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga mashtrimi që kryenin këta shtetas. Policia arriti të binte në gjurmët e këtyre shtetasve, pasi këta të fundit kishin tentuar të mashtronin një subjekt privat, për të përfituar shumën e 40 mijë eurove. Për këtë rast, por edhe ngjarje të tjera vijojnë hetimet nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Gazetare: B.Sari

Montazhi: N. Stafa

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco