Lajmi i fundit

ODEON/ Flautistja Ledina Çobani në 'Odeon': Duhet ‘rizgjuar’ shkolla për talentet

E rëndë në Memaliaj! 41-vjeçari tenton ti japë fund jetës, niset me urgjencë në Tiranë

E rëndë në Memaliaj! 41-vjeçari tenton ti japë fund jetës, niset me urgjencë në Tiranë

08:27, 13/02/2023
A+ Aa A-

Një 41-vjeçar ka tentuar ti japë fund jetës së tij. Siç dëshmojnë familjarët shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.

Ndërkohë ai është nisur drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj/ Informacion paraprak

Rreth orës 04:00, shtetasi A. H., 46 vjeç,  banues në Memaliaj, është dërguar në spital nga familjarët.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe sipas dëshmive të familjarëve, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.

Shtetasi A. H., është transportuar për në spitalin Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco