VIDEO/ Zjarri në banesë lë në qiell të hapur familjen me 7 anëtarë

15:59, 12/02/2023
A+ Aa A-

Banesa që u shkrumbua këtë të dielë në lagjen Xhemaj  në Cakran të Fierit, ka lënë në qiell të hapur familjen 7-anëtareshe që jetonte në të.

Kryefamiljari Adil Muskaj tregon se shkak i zjarrit ishte një shkëndije elektrike teksa pohon se të gjitha orenditë tashmë janë djegur.

"Mori flakë nga shkëndija elektrike. Kisha një fëmijë brenda dhe ndërhyra. Të gjitha janë djegur. Nuk ka asgjë," tha ai.

Pranë familjes Muskaj, në këto orë të vështira pranë u gjenden fqinjët e të afërmit të cilët pohojnë se do ti ndihmojnë sa të munden teksa apelojnë për ndihmë nga institucionet përgjegjëse.

"Që te themeli poshtë e deri tek çatia lart janë djegur të gjitha. Shteti me sa ka mundësi ti ndihmojë se siç e shikoni janë pensionistë të dy. Këto janë mundësitë tona, se ne kemi ngritur duart lart. Me sa kemi mundësi, këto ditë të ftohta nuk do ta lëmë jashtë po ai është 7 vetë," tha ai.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej mbesa e Adilit i cili ndërhyri mëenjëherë për ta nxjerrë nga banesa ndërkohë që flakët u përhapën menjëherë në të gjithë ndërtesën. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve , orendite u shkrumbuan tërësisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco