VIDEO-SYRI TV/ 'Na vrisni, por ne nuk tërhiqemi', banorët e Bërxullës vijojnë protestat

11:31, 12/02/2023
A+ Aa A-

Banorët e Thumanës po vijojnë prej 3 muajsh protestën duke kërkuar vlerësimin e pronave të tyre.

Ato kanë deklaruar se nuk janë kundër projektit, por duan që shpronësimeve duhet të jetë me çmimin e tregut, pra rreth 50 euro jo me 3 euro të ofruara nga koncesionari.

‘Bëj thirrje institucioneve, mos shkaktoni trazira sapo fatkeqësi. Ne nuk tërhiqemi se nuk i kemi të vjedhura si, ju, nuk janë prona të zaptuara, por të trashëguara me certifikata. Hiquni nga gllabërimi i pronave të shqiptarëve. Nuk jeni ngopur me kodra male e fshatra turistikë që keni vjedhur.

Nëse do kishte një rast fatkeqësie do ndanim fatkeqësinë me ju, por jo të na i rrëmbeni ne e të ndërtoni shtëpi për dashnoret siç po dalin çdo ditë.

Ne i kemi pronat në përdorim dhe nuk kemi lekë të djegim nëpër oxhaqe siç i gjenden pastrueseve sot.

Na vlerësoni pronat dhe nuk do ketë asnjë përplasje me policinë apo protesta.

Punimet e koncesionarit vijojnë me ritme të larta. Vetëm në fshatin Bërxullë ku kemi kërkuar të drejtat tona janë pezulluar. Nuk kanë asnjë leje ndërtimi.

Aty ku kanë ndërtuar kanë përdorur mashtrim, noterë e sekserë. Në Bërxullë nuk kanë shanse. Ose të na vrasin ose ne nuk tërhiqemi kurrë’, ka deklaruara njëri prej banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati12/02/2023 16:18

Pse t'ju vrasin ata plehrat per pronat tuaja?? Po shkoni dhe i vrisni ju ata kriminelet e mutit perpara se sa t'ju vrasin ata juve!!! U q,,.. belinda Ballukun ne b... qe ia dhate votat me thase!!!

Shto koment

Denonco