Shqiptari u vra dhe u muros në vilë

Shqiptari u vra dhe u muros në vilë

09:25, 12/02/2023
A+ Aa A-

Një gjykatë në Monza ka dënuar me 24 vite burg Salvatore Tambe. 47-vjeçari akuzohet se ka mbajtur peng Astrit Lamajn, 42-vjeçarin shqiptar i cili u vra në vitin 2013 dhe u gjet i murosur në Janar të vitit 2019 në Itali.

Gjykata ka vendosur ndër të tjera që familja e Lamajt të dëmshpërblehet me 260 mijë euro. Për Tambe-n ishte kërkuar dënim i përjetshëm.

Për këtë çështje janë dënuar më herë Carmela Sciaçhitano, porositësja e vrasjes dhe dy vëllezërit Angelo e Carmelo Arlotta. Pas shumë hetimesh, hetuesit arritën që të plotësojnë një enigmë shumë të ndërlikuar.

 Ata zbuluan skeletin e shqiptarit të murosur në një vilë luksoze. E gjitha ndodhi për çështje dashurie. Lamaj kishte vendosur që të ndahej nga partnerja Carmela Sciaçhitano, 64-vjeçe, për një grua më të re.

Ajo është dënuar me 16 vjet burg në Apel. Edhe dy vëllezërit janë dënuar me burg. Angelo Arlotta është dënuar me 30 vite, ndërsa vëllai i tij me 14 vite. Dënime ka pasur edhe për kushëririn e vëllezërve, Francesco Serio dhe Cosimo Mazzola për fshehjen e kufomës.

Lamaj, 42-vjeç, ishte i njohur për forcat e rendit italiane, për shpërndarje droge. Ish e dashura e shqiptarit u kishte kërkuar ndihmë disa miqve të saj siçilianë për të realizuar krimin. Carmelia nuk kishte precedentë, por kishte njohje me eksponentë nga banda e Riesit, në provincën e Caltanissetta, qyteti i saj i lindjes.

Me anë të një preteksti, Astriti u takua me autorët pranë një varreze në Muggio. Aty u lidh, u rrah barbarisht dhe në fund u mbyt me fije najloni. Viktima më pas është mbyllur në bagazhin e një makine dhe është transportuar në një kantier në Senago të Milanos.

Pronari i rezidencës brenda së cilës u gjet skeleti i Lamajt nuk kishte asnjë lloj dijenie për ngjarjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco