Shqetësimi në KQZ për platformën 'Akt1visti', Vukaj: Raportime për presion administratës

17:39, 10/02/2023
A+ Aa A-

Platfroma Aktivisti i Partisë Socialiste dhe detyrimi i administratës për tu bërë pjesë e kësaj platforme në kaudër të zgjedhjeve të 14 majit, është ngritur me shqetësim nga Komisionin Rregullator pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Anëtarja e këtij Komisioni Helga Vukaj ka kërkuar nga KQZ që të  marri masa të menjëhershme për hetim dhe ndaljen e çdo aktiviteti të ndaluar zgjedhor. Por përfaqësuesi I KQZ-së ka habitur me deklaratën e tij, duke pohuar se nuk ka as dijeni për Aktivistin.

Por jo vetëm Aktivsti, Vukaj ka kërkuar nga KQZ që të monitoroj dhe të marr masat për ndalimin dhe gjobitjen e zyrtarëve që po bëjnë fushat me fondet shtetërore, duke sjell në vëmendje se si kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako po keqpërdor fondet e tërmetit.

"Ngre me shqetësim të madh që është deri në kufirin e një krimi zgjedhor. Do doja të dija se çfarë kemi bërë ne si administratë dhe çfarë ndikimi kishte ë zgjedhje fenomeni paralel patronazhisti, dhe sa vlerë po marrin aktet tona për të parandaluar krimet zgjedhore.

Bashkia Durrës po shpërndan kompensimet e tërmetit sot në vitin 2023, struktura të tjera institucionale po rriten në mënyrë galoponte."

Për këto aktivitete të paligjshme, anëtarja e këtij Komisionit Helga Vukaj ka bërë thirrje edhe organizatave partnere si OSBE apo nga partnerët ndërkombëtar që të monitorojnë dhe të reagojnë për keqpërdorimin e fondeve publike për interesa elektorale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco