Si korrieri shqiptar i drogës në Angli po e keqpërdor ligjin europian për të mos u dëbuar

Si korrieri shqiptar i drogës në Angli po e keqpërdor ligjin europian për të mos u dëbuar

10:02, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një trafikant droge, shqiptar, i burgosur për pjesëmarrjen e tij në një trafik kokaine të stilit “dërgesë” po shfrytëzon ligjin evropian për të luftuar dëbimin.

Eldjort Ajazi ka vepruar si korrier për bandën e drogës, e cila mendohet të ketë bërë deri në 450,000 paund përpara se të shkatërrohej nga policia.

Sot është 35 vjeç, por Ajazi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe qëndroi në vend ilegalisht deri në arrestimin e tij në vitin 2020. Ai u deklarua fajtor për furnizim kokaine dhe u dënua me 45 muaj në shkurt 2021. Por ish-punëtori i ndërtimit tani po apelon kundër një urdhri që e detyron të kthehet në Shqipëri.

Rasti i tiji debatueshëm mbështetet në "të drejtën për respektimin e jetës familjare" –  siç përcaktohet në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kjo përfshin të drejtat e prindërve për të pasur kontakt me fëmijët e tyre.

Kryeministri Rishi Sunak thuhet se po shqyrton tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Konventa për ta bërë më të lehtë dëbimin e emigrantëve.

Dje, një gjykate që shqyrton ankesat ndaj vendimeve të Home Office,  iutha se Ajazi ka një djalë dy vjeç, i cili ka lindur në kohën kur ai ishte në burg.

Angela Sharma, që përfaqëson Ajazin, i tha gjykatës së nivelit të parë se klienti i saj pranoi se ai ishte përfshirë në një 'krim të rëndë në Britaninë e Madhe' dhe se ishte 'i penduar për këtë'.

Por ajo argumentoi se do të ishte ‘tepër e ashpër’ të ndahej Ajazi nga djali i tij dhe nga Zelihe Vehapaj, 22 vjeç, nëna e djalit dhe gruaja e Ajazit. Zonja Vehapaj, vetë një shtetase shqiptare, jeton me djalin e tyre në një banesë të këshillit në Londër, ndërsa Ajazi jeton me vëllanë e tij në Norëich.

Ajazi, i cili tha se e viziton djalin dhe partnerin e tij katër herë në javë, beson se jeta e tij mund të rrezikohet në Shqipëri për shkak të një borxhi prej 26,000 paund që ai grumbulloi nga varësia ndaj kokainës. Megjithatë, një kërkesë për azil në bazë të këtyre kërkesave u refuzua vitin e kaluar dhe Ajazi ende nuk ka paraqitur ankesë.

Një përfaqësues i Home Office argumentoi që dëbimi të zbatohej për shkak të përfshirjes së tij në një 'krim veçanërisht të rëndë' dhe mungesës së provave për përkushtimin e Ajazit ndaj familjes së tij.

Një vendim për ankesën pritet në javët në vijim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco