SYRI TV/ Ekskluzive/ Familjari i drejtorit të SHISH, i vrarë si luftëtar i ISIS

12:49, 07/02/2023
A+ Aa A-

Shërbimi Informativ Shtetëror, tempulli i agjencive shqiptare, duket se është mbuluar nga hije skandalesh.

Teksa duhet të ishte agjencia që të zbulonte veç të tjerave edhe aktivitetet e organizatave dhe individëve të përfshira në terrorizëm, duket se infektimet nga këta elementë kanë shkuar deri në kupolën e SHISH.

Syri Televizion mëson se drejtori i komanduar i SHISH, Oljan Kanushi ka lidhje familjare me një prej shqiptarëve, i cili rezulton se është vrarë teksa ishte bërë pjesë e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Sipas të dhënave, bëhet fjalë për një 44-vjeçar nga Tirana, me inicialet A. D., i cili kohë më parë është rekrutuar si luftëtar i ISIS në Siri.

Informacionet më të fundit për të janë se është vrarë gjatë luftës, por vdekja e tij deri më tani mbetet e pakonfirmuar.

44-vjeçari, pjesë e ISIS, rezulton të jetë djali i xhaxhait të bashkëshortes së Oljan Kanushit. Nga të dhënat e verifikuara nga regjistri i Gjendjes Civile, rezulton se 44-vjeçari A. D. ka është drejtpërsëdrejti djali i xhaxhait të shtetases A. D., e cila është bashkëshortja e Kanushit.

Pikëpyetja që ngrihet tashmë është fakti, se sa e komprometon punën e SHISH përballë zbulimit të aktivitetit të organizatave terroriste në vendin tonë, në një kohë kur kreu i këtij institucioni ka lidhje familjare me një prej luftëtarëve të ISIS.

Por jo vetëm kaq, por duket se ky institucion po merr goditje të vazhdueshme që prej komandimit të Oljan Kanushit në krye të kësaj agjencie.

Me marrjen e detyrës, Kanushi urdhëroi transferimin nga aparati qëndron në Tiranë për në Drejtorinë e Dibrës të Roland Cenaliut, i cili ka qenë drejtues i Departamentit të Anti-Terrorit, që është marrë pikërisht me hetimin e familjarit të Kanushit që u bë pjesë e luftëtarëve të Shtetit Islamik.

Nuk dihet motivacioni i këtij transferimi, por dyshimet lidhen me hetimet që ai ka zhvilluar për familjarin e Kanushit.

Roland Cenaliu rezulton të ketë qenë pika e kontaktit të SHISH me partnerët e huaj në luftën kundër terrorizmit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco