Goditi me sende të forta të moshuarin dhe kundërshtoi policinë, pranga të riut në Kuçovë

Goditi me sende të forta të moshuarin dhe kundërshtoi policinë, pranga të riut në Kuçovë

10:09, 07/02/2023
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kuçovës, pasi akuzohet se ka dhunuar një të moshuar pas një konflikti. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi me inicialet F. V., ka goditur në dyqanin e tij në lagjen “Tafil Skëndo” 70-vjeçarin me inicialet L. Xh.

Ndërkohë, i riu gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

NJOFTIMI I POLICISE

Goditi me sende të forta, një shtetas të moshuar, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 35-vjeçari.

Ky shtetas kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, në dyqanin e tij, shtetasi F. V. kishte goditur me sende të forta, shtetasin L. Xh., 70 vjeç, është organizuar puna, me qëllim neutralizimin e këtij konflikti që kishte si motiv, publikimin në rrjetet sociale, të 70-vjeçarit dhe djalit të tij, nga shtetasi F. V. Ky shtetas, gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë që kishte shkuar në vendngjarje për të neutralizuar konfliktin.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me specialistët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Beratit, arrestuan në flangrancë shtetasin F. V., 35 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco