'Dyshohet se është hedhur nga kati IV': Policia e Korçës identifikon të plagosurin dhe nis hetimin

'Dyshohet se është hedhur nga kati IV': Policia e Korçës identifikon të plagosurin dhe nis hetimin

08:33, 03/02/2023
A+ Aa A-

Policia e Korçës e ka identifikuar personin që u rrëzua nga kati i katërt i një pallati në lagjen nr.18 të qytetit dhe tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai quhet Pëllumb Hoti dhe është rreth 75 vjeç. Hoti banonte në shtëpinë e së bijës dhe vuante nga depresioni.  

Sipas burimeve, Hoti mendohet se është hedhur vetë nga dritarja e shtëpisë në kushte të rënduara psikologjike.

Sipas Policisë së Korçë, e cila lëshoi një informacion paraprak, hetimet janë në vazhdim. Në njoftim thuhet:

“Më datë 3.02.2023, rreth orës 7:46, në lagjen nr. 18 në Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon vajza e tij, shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Shërbimet e ambulancës, zjarrfikëses dhe policisë ndodhen në vendngjarje. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra rezulton se 75-vjeçari, vuan nga depresioni. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” përfundon Policia.

Pallati ku ndodhi ngjarja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco