Shqiptari plagos me thikë 30-vjeçarin në Vjenë, arrestohet

Shqiptari plagos me thikë 30-vjeçarin në Vjenë, arrestohet

16:57, 01/02/2023
A+ Aa A-

Një 30-vjeçar raportohet të ketë mbetur i plagosur me thikë në Vjenë të martën dhe autori i dyshuar i ngjarjes është një shqiptar, gjithashtu 30-vjeçar.

Sipas mediave austriake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:20 të së martës, në një apartament në kryeqytetin austriak. Policia mori njoftim për ulërima që vinin nga një banesë. Sipas dëshmitarëve, një burrë shqiptar, 30 vjeç, është parë të dalë nga apartamenti me duart me gjak, por pa plagë të dukshme në trup.

Një tjetër burrë, gjithashtu 30 vjeç, është gjetur brenda në shtëpi me një plagë në shpinë. i plagosuri është dërguar në spital pasi i është dhënë ndihma e shpejtë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në apartament është gjetur edhe një thikë që dyshohet të jetë arma e përdorur nga autori. Sipas hetimeve, shqiptar dyshohet se ka sulmuar bashkëmoshatarin me thikë. Ai është arrestuar dhe dërguar në qeli, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco