SYRI TV/ Lagjja 'Shën Koll' pa investime, banorët: Rrugët janë të dëmtuara

14:59, 26/04/2024
A+ Aa A-

Prej vitesh Lagja Shënkoll e Qytetit të Elbasanit vuan mungesën e investimit në infrastrukturën rrugore dhe të ndricimit.

Sipas banoreve ëe kohën e reshjeve të shiut, kalimi bëhet shpesh i vëshirë, ndërsa gjatë natës, situata rëndohet edhe më shumë për shkak të mungesës së ndriçimit.

Në anën tjetër ata shprehen se kjo është kthyer në problem dhe për automjetet e ambulancave të cilat sipas banoreve gjatë urgjencave të tyre zor se futen në këtë lagje.

Kërkesat e banoreve drejtuar bashkisë kanë qënë të shumta por dhe pse një lagje jo më tepër se 3 kilometra nga qendra e Elbasanit askush nuk ka marrë masa për problemet e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco