Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, prangoset shefi i zjarrfikëses në Cërrik

Po drejtonte makinën në gjendje të dehur, prangoset shefi i zjarrfikëses në Cërrik

08:36, 20/01/2023
A+ Aa A-

Është vënë në pranga një 36-vjeçar me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi ai ka qenë duke drejtuar automjetin tip Mercedez Benz në gjendje të dehur, në qytetin e Cërrikut.

Nga testi i parë i kryer me aparatin Drager, ky shtetas rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

“Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor pranë DVP Elbasan kanë kryer arrestimin në flagrancë  të shtetasit A. T., 36 vjeç, me detyrë Shef i PMNZSH në qytetin e Cërrikut, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.” – njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco