U vra në Tiranë/ Ja vendimet e gjykatës për Edmond Papën, për çfarë hetohej dhe si u mbyllen dosjet

U vra në Tiranë/ Ja vendimet e gjykatës për Edmond Papën, për çfarë hetohej dhe si u mbyllen dosjet

10:55, 06/01/2023
A+ Aa A-

Syri TV ka siguruar dy vendime të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për Edmond Papën, viktimë e një atentati në fund të vitit që shkoi në Tiranë.

Ato kanë të bëjnë mbi një hetim ndaj këtij të fundit për të njëjtën vepër penale të dyshuar, mbi dyshimet e pastrimit të parave, duke vendosur pas një procesi të gjatë e të komplikuar, pushimin e tyre. Njëri prej vendimeve mban datën 1 shkurt të vitit 2019, ku togat e zeza të Fierit, me kërkesë të prokurorisë pranë kësaj gjykate, vendosin pushimin e çështjes në ngarkim të Papës për akuzën "Pastrim i produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale". I njëjti institucion, pra Prokuroria e Fierit, e cila ishte vetë ajo që kishte regjistruar procedimin penal, më 15 maj 2015 është i njëjti organ që kërkoi pushimin e çështjes në gjykatë.

Rreth një vit më vonë, prokuroria vendos pushimin e hetimeve përkatësisht në prill të vitit 2017, dhe në janar të 2017, i drejtohet sërish Gjykatës për revokim të vendimit të pushimit të procedimit penal pas mbërritjes së letërporosisë nga autoritetet greke ku evidentohej fakti se kishte precedent penal.  Më 25 janar të 2018, Gjykata e Fierit vendosi revokimin e vendimit të Prokurorisë për pushimin e çështjes. Sipas kësaj Gjykate, Edmond Papa rezulton me rekorde kriminale në Greqi, e përkatësisht, në vitin 1996 për zhvatje, në 1997 për drogë, në 2013 për mashtrim.

Në këtë vit është burgosur në Greqi, ndërsa ndaj tij është marrë vendim dëbimi deri në vitin 2037 pa të drejtë hyrje në shtetin helen. Ndërkohë, në Shqipëri ai dhe familjarët e Papës rezultojnë pa precedent deri në këtë kohë. Me 20 korrik të vitit 2018, Prokuroria i drejtohet sërish Gjykatës se nga hetimet dhe verifikimet e kryera, mbi procedimin për pasurinë, nuk kishte gjetur elemente të veprës penale, duke i kërkuar pushimin  e çështjes. Faktin e transfertave apo depozitimeve në miliona lekë në disa raste në banka, e ka argumentuar me punën në të zezë në Angli në fillim të viteve 2000, një biznes në Roskovec dhe puna në Greqi. Togat e zeza e pranuan kërkesën duke e miratuar pushimin e hetimeve. Edmond Papa rezultonte pronar i disa pronave të patundshme në Fier, Tiranë e Sarandë me vlerë miliona euro.

Dosjet me poshtë:

Shkarko dokumentin

Shkarko dokumentin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco