SYRI TV/ Sherr me armë në Prizren, gjen vdekjen Visart Cengu nga Kukësi, arrestohet autori, pronar i ‘Kobra City’

16:37, 03/01/2023
A+ Aa A-

Tre të rinj nga Kukësi shkuan për të festuar natën e dytë të vitit të ri në Prizren, por u pritën me breshëri plumbash nga stafi i lokalit të njohur si Kobra City. Si pasojë e shkrepjes së armëve ka mbetur viktimë 31 vjecari Visart Cengu, ndërsa u plagos Rufgen Shehu, 27 vjeç. Si autor te dyshuar të ngjarjes, policia e Prizrenit ka ndaluar pronarin e lokalit, Dibran Hoxhajn dhe4 prej shoqëruesve të tij.

Syri tv

1 i vrarë e një i plagosur. Ky është bilanci i sherrit të ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në hyrje te qytetit te Prizrenit në lokalin e njohur me emrin Kobra City. Mësohet se tre shqiptarë nga Kukësi kishin shkuar në barin e njohur, për të festuar ditën e dytë të vitit të ri. Pasi kanë qëndruar për disa orë, tre kuksianët janë konfliktura me stafin e lokalit ku nuk kanë pranuar të paguajnë një shumë prej 400 eurosh që ishtë lëshuar si faturë nga kamarierët e lokalit. Pas kësaj rezistence ka filluar edhe konflikti i dhunshëm mes stafit dhe klienteve nga Kuksi. Gjatë tentativës për tu larguar, tre të rinjtë janë përballur me breshëri plumbash që sipas hetuesve të ngjarjes janë shkrepur nga pronari i lokalit Dibran Hoxhaj.

Nga të shtënat ka mbetur i vdekur 31-vjeçari Visart Cengu nga dhe i plagosur ka mbetur Rufgen Shehu, 27 vjeç i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit nga shoku i tyre Arben Basha që ndodhej me ta. Pas ndihmës së parë mjekësore në urgjencën e spitalit të Kukësit 27 vjecari Shehu është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë syri tv ka kontaktuar Zëdhënësi i policisë së Prizrenit Shaqir Bytyqi i cili ka thënë se është ndaluar pronari i lokalit dhe disa prej truprojave të tij.

Pas ndalimit të autorit të dyshuar Dibran Hoxhaj, në lokalin në pronësi të tij kanë zbarkuar grupi hetimor, ndërsa në ambientet e jashtme janë sekuestruar edhe gëzhojat e armës, dhe është bërë edhe bllokimi i aktivitetit të biznesit. Policia Prizrenit ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e autorit dhe personave të përfshirë në konfliktin e armatosur, në këtë rast shoqëruesit e Hoxhajt.

Mësohet se viktima Visart Cengu jetonte prej vitesh në Francë, dhe prej pak ditësh kishte ardh në Kukës për të festuar vitin e ri me familjen e tij. Ndërsa mëngjesin e kësaj të marte gjeti vdekjen nga një plumb i shkrehur nga pronari i lokalit në Prizren, Dibran Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco