Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

I gjendet kallashnikov në vendin e punës, kapet i riu nga Vlora

I gjendet kallashnikov në vendin e punës, kapet i riu nga Vlora

11:02, 02/01/2023
A+ Aa A-

Ka rënë në prangat e policisë një 24-vjeçar nga Vlora, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Uniformat blu bëjnë me dije se policia sekuestroi armen kallashnikov në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Mbante armë zjarri kallashnikov, falë inteligjencës informative dhe reagimit në kohë nga Policia, lokalizohet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative se një shtetas mbante armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:

V. A., 24 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient, në lagjen “24 Maji”, ku ky shtetas punonte, u gjet një armë zjarri kallashnikov, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco