Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

EMRI/ E rëndë në Itali, shqiptari vdes pasi ra nga çatia ku po punonte

EMRI/ E rëndë në Itali, shqiptari vdes pasi ra nga çatia ku po punonte

13:50, 25/12/2022
A+ Aa A-

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.

Tragjedia ka ndodhur në provincën e Veronës, ku Kujtim Aliraj, 66 vjeç ishte duke punuar në katin e dytë të një banese që po rinovohej dhe ka rënë nga çatia duke humbur jetën.

Sipas asaj që shkruante mediat italiane, ai po punonte në një kantier të një firme private e cila po rikonstruktonte një banesë të tjetër në zonën e Malcesine.

Rënia nga një lartësi më shumë se 3 metra i ka marrë jetën me menjëherë 66-vjeçarit shqiptar, duke e bërë të kotë ndërhyrjen e shërbimeve të urgjencës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 të mesditës së djeshme, 24 dhjetor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco