Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Ekzekutimi i Çerçizajt dhe Ogranajës në Athinë, vrasësi, i njëjti që vrau dy shqiptarë në 2021

12:15, 25/12/2022
A+ Aa A-

Ekzekutimi i Kreshnik Çerçizajt dhe Armando Ogranajës dyshohet se është kryer nga i njëjti person që ka vrarë dhe dy shqiptarë të tjerë në Athinë. Mediat greke kanë zbuluar detaje, ku shkruajnë gjithashtu se ka dyshime që ekzekutimi i shqiptarëve të jetë porositur nga persona që ndodhen në burgjet greke.

Syri tv

Detaje të reja janë zbardhur lidhur vrjasjen e 2 shqiptarëve pak ditë më në shtetin fqinj Grek. Media  “To Vima” duke i’u referuar burimeve policore, ne nje artikull lidhur me vrasjen e dy shqiptareve Kreshnik Cercizaj dhe Armando Ogranaja nje jave me pare, shkruan se ka dyshime se i njejti vrases te kete ekzekutuar dhe dy shqiptare te tjere.

Konkretisht behet fjale per Ari Papen, 32-vjec nga fshati Dhiver i Sarandes, ekzekutuar me arme zjarri teksa pinte kafe ne nje lokal ne “Sepolia” Athine ne maj 2021 dhe Dikenc Halilin, 39-vjec nga Tepelena, ekzekutuar me arme zjarri ne nje lokal ne “Agio Pavlo” Athine ne tetor 2021. Sipas policise te treja ekzekutimet kane ngjashmeri mbreselenese.

Nga ana tjeter “To Vima” shkruan se ka dyshimet se urdhri per vrasjen e nje jave me pare te jete dhene nga nga shqiptare qe ndodhen ne burgjet e Greqise jugore, qe jane dyshuar edhe me pare per ngjarje te tilla te ngjashme.

Gjithashtu bëhët me dije se po hetohet roli i dy shtetasve shqiptare te burgosur, njeri i perfshire me pare ne nje arratisje masive dhe tjetri nje person qe eshte hetuar nga shume sektori te policise, perfshire dhe Anti-Terrorin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco