Polici merr shokët dhe rreh kolegun

Polici merr shokët dhe rreh kolegun

19:01, 22/12/2022
A+ Aa A-

Një sherr mes kolegësh, ka përfunduar në bërjen për spital të një punonjësi policie në Elbasan.

Dy punonjës policie të patrullës së përgjithshme janë pezulluar nga detyra, për shkak të këtij sherri.

Bëhet fjalë për E.H. dhe R.M. Të dy janë konfliktuar me njëri-tjetrin jashtë orarit të shërbimit.

Gjatë konfliktit, shtetasi R. M., në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, ka goditur me send të fortë, shtetasin E. H., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Elbasanit dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco