VIDEO/ Makina me shpejtësi skëterrë përplas 30-vjeçarin me biçikletë në Pogradec

20:46, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë u regjistrua tre ditë më parë në Pogradec. Syri.net sjell videon e rëndë ku duket se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi skëterrë, teksa duket edhe se si ka përplasur një 30-vjeçar i cili po drejtonte biçikletën.

Siç shihet në video, shoferi ka përplasur 30-vjeçarin duke e hedhur në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur ta identifikojë autorin e ngjarjes, Altin Kuqo, i cili është arrestuar.

Ndërkohë, 30-vjeçari Andon Vangjeli po merr ndihmë mjekësore në spital, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco