Policia e shpalli të zhdukur, gjendet i vdekur 35-vjeçari në Lushnje

Policia e shpalli të zhdukur, gjendet i vdekur 35-vjeçari në Lushnje

18:31, 15/12/2022
A+ Aa A-

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës pas kallëzimit të bërë nga i ati, është gjetur i pajetë në anë të rrugës në qytet.

Sipas raportimeve, viktima me inicialet M.L., vuante nga probleme të shëndetit mendor ndërsa ishte larguar nga banesa 5 ditë më parë.

Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:30, në afërsi të lagjes "18 Tetori", Lushnjë, është gjetur i pajetë në një pjesë toke(arë), shtetasi M. L., 35 vjeç, banues në Lushnjë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë në datën 10.12.2022, pasi babai i tij kishte bërë kallëzim për largim nga banesa të djalit të tij i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco