Vrau të dashurin për 1 mln lekë, flasin fqinjët e Marjetës: E njihnim grua të mirë, u habitëm kur e dëgjuam

Vrau të dashurin për 1 mln lekë, flasin fqinjët e Marjetës: E njihnim grua të mirë, u habitëm kur e dëgjuam

18:24, 15/12/2022
A+ Aa A-

Fqinjët e Marjeta Karajt, në prononcimet për mediat, thonë se 56-vjeçarja ishte një grua e mirë dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë të këqija apo konflikte për të. Ata shprehen se janë habitur kur kanë marrë vesh lajmin se ajo ka vrarë 61-vjeçarin Menduh Kurt-Deda.

Goc e mirë, goc e urtë. Nuk e kam dëgjuar për një llaf të keq, s’ka pasur konflikte’ - shprehet njëri prej tyre.

‘Njihet për grua e mirë, jemi habitur kur e kemi dëgjuar, s’ka pasur konflikte. Tani jeton me burrin dhe gocën, ka nja 20 vjet që e njihja’, tha fqinji tjetër.

61-vjeçari Menduh Kurt-Deda është vrarë në vitin 2017 nga Marjeta Karaj, 56 vjeçe, djali i saj Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç.

Shkaku i vrasjes së Menduh Kurt-Dedas, ka qenë një borxh prej një milionë lekësh të rinj dhe pasi është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e dhunuan e lidhën me litar dhe më pas e dogjën të gjallë.

Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve, ‘Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit’ dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milionë lekësh të reja. Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda dyshohet se kishin dhe lidhje intime. /Shqiptarja.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco