Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj në Lezhë

Lëviznin me kanabis në makinë, arrestohen 3 të rinj në Lezhë

14:44, 15/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrancë tre të rinj pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasit Gj. B., 27 vjeç dhe A. P., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Njoftimi i policisë/ Lezhë

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

✅ Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Qarkullonin me doza lënde të dyshuar narkotike kabanis, në automjet, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Njërit prej të arrestuarve, iu gjetën në banesë, doza të tjera kanabisi.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të shtuara, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në inteligjencën informative, kanë goditur një rast tjetër të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për vepren penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasit Gj. B., 27 vjeç dhe A. P., 25 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas qarkullonin, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza të gatshme për shitje.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, është ushtruar kontroll edhe në banesat e të arrestuarve dhe si rezultat, në banesën e shtetasit Gj. B., është gjetur një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, sasi e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale "Dhuna në familje", pasi ka goditur me sende të forta, vëllanë e tij dhe i ka shkaktuar atij dëmtime fizike.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco