Zbardhen 3 raste të vjedhjes, në Sarandë, vihet në pranga autori 19 vjeçar

Zbardhen 3 raste të vjedhjes, në Sarandë, vihet në pranga autori 19 vjeçar

12:40, 15/12/2022
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë ndaluar shtetasin R. K., 19 vjeç, banues në Çukë.

Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së disa orendive shtëpiake dhe të një shume parash, në 2 banesa, në lagjen Çukë dhe në fshatin Kostar, si dhe i vjedhjes së disa materialeve për ndërtim, në fshatin Shalës.

Njoftrimi/ DVP Vlorë

Zbardhen 3 raste të vjedhjes, në Sarandë, vihet në pranga autori i dyshuar. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë ndaluar shtetasin R. K., 19 vjeç, banues në Çukë. Ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes së disa orendive shtëpiake dhe të një shume parash, në 2 banesa, në lagjen Çukë dhe në fshatin Kostar, si dhe i vjedhjes së disa materialeve për ndërtim, në fshatin Shalës.

---

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë shpallën në kërkim shtetasin E. C., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se mëngjesin e sotëm, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin F. M., 38 vjeç, roje i spitalit të Sarandës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

---

Më datë 14.12.2022, familjarët e shtetasit boshnjak A. P., 49 vjeç, kanë kallëzuar se që prej datës 13.12.2022 kanë humbur kontaktet me 49-vjeçarin. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- - -

Sot, rreth orës 12:00, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga kati i katërt i banesës, shtetasi P. T., rreth 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco