Monza, babai shqiptar e lë vetëm në shtëpi vajzën 3 vjeçe dhe del që të rrahë ish-gruan

Monza, babai shqiptar e lë vetëm në shtëpi vajzën 3 vjeçe dhe del që të rrahë ish-gruan

10:35, 14/12/2022
A+ Aa A-

Itali - Në arrest shtëpie është vendosur një  39-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili gjatë fundjavës la vetëm në shtëpi vajzën e tij 3-vjeçare, për të dalë në rrugë për të fyer me fjalë ish-bashkëshorten e tij. Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi më të keqen.

Ngjarja duket se e mërziti vajzën e vogël, e cila ishte kruspullosur në divanin e shtëpisë e mbytur në lot kur mbërritën oficerët. Vetëm më vonë ajo mundi të përqafonte sërish nënën e tij.

Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, jashtë një shtëpie që ndodhet në provincën e Monzës, në kufi me provincën e Komos.

27-vjeçarja italiane kishte shkuar në shtëpinë e ish-burrit për të marrë vajzën e saj, e cila e kishte kaluar ditën me të atin. Megjithatë, kur mbërriti e gjeti burrin vetëm në rrugë, dukshëm i dehur që u përpoq ta sulmonte.

Fillimisht i mori telefonin dhe ia theu në tokë, por pak çaste më parë nëna e re kishte arritur ta bënte një teleonatë në polici, nëpërmjet aplikacionit 112.

Oficerët që ndërhynë e gjetën burrin duke tentuar tëa sulmonte gruas. Ai ka thyer edhe xhamin e përparmë të makinës që nuk ishte e tij.

Nuk ishte e lehtë për policinë ta ndalonte, se ai nuk u ndal as kur i pa agjentët. Ata kishin nevojë për ndihmën e një makine tjetër policie.

Pasi e kanë bllokuar me shumë vështirësi 39-vjeçarin, ata janë nisur në kërkim të vajzës së tyre. Sapo hynë në shtëpi, e gjetën përmbys në divan, të frikësuar dhe të përlotur, ndoshta sepse e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Një nga karabinierët e mori atë dhe e qetësoi dhe më në fund e çoi jashtë te nëna e saj. Babai u vu në arrest shtëpie me akuzën e rrëmbimit dhe të plagosjes së personit.

Nëna e fëmijës kishte nevojë për trajtim në urgjencë dhe mjekët e nxorën me një raport mjekësor prej  14 ditësh.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco