‘Bëhuni gati për shumë viktima…’/ Mbytet gomonia në Kanalin Anglez Foto Ilustruese

‘Bëhuni gati për shumë viktima…’/ Mbytet gomonia në Kanalin Anglez

09:54, 14/12/2022
A+ Aa A-

Autoritetet në Britaninë e Madhe po përgatiten për një numër të madh viktimash në Kanalin Anglez, pasi një gomone është mbytur në tentativë për të kaluar nga Franca në Britaninë e Madhe.

Tashmë ka nisur edhe një operacion kërkimi nga ajri për trupa të pajetë dhe për të mbijetuar.

Gomonia me emigrantë mësohet se u fut në vështirësi në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa u ça dhe u mbyt.

Thirrjet e para te rojet bregdetare erdhën rreth orës 3:00 të mëngjesit. Faqja e internetit e radarëve të Trafikut Detar tregoi se një grup anijesh në kanalin midis Lydd në Kent dhe Cap Gris Nez në Francë, si dhe një helikopter i rojeve bregdetare janë në vendngjarje përfshin dy varka shpëtimi RNLI nga Ramsgate dhe Rye, varkën patrulluese të Marinës Mbretërore HMS Severn, një anije patrullimi franceze të rojes bregdetare Kermorvan si dhe dy anije peshkimi.

GB News po raportonte këtë mëngjes se spitalit Ashford në Kent i ishte thënë të pastronte vendin pasi priten ‘viktima të shumta’.

Sipas mediave britanike në gomone ndodheshin më shumë se 30 persona. Ende nuk është raportuar për identitetin e personave që dyshohet të jenë mbytur në kanal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco