Deportim direkt, Rishi Sunak pritet të prezantojë sot ligjin e ri për emigrantët shqiptarë në Angli

Deportim direkt, Rishi Sunak pritet të prezantojë sot ligjin e ri për emigrantët shqiptarë në Angli

11:40, 13/12/2022
A+ Aa A-

Britania po bën maksimumin për të mos lejuar shqiptarët të shfrytëzojnë legjislacionin e tyre për të qëndruar në Angli dhe për të arritur më pas të vendosen përfundimisht atje.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak në ditët e fundit ka pasur biseda të gjata telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe “The Thelegraph” raporton se është arritur një marrëveshje.

Ditën e sotme Rishi Sunak pritet të prezantojë një paketë të re ligjore, që nuk i lejon shqiptarët të kërkojnë azil, përveç rasteve të veçanta, duke i renditur ata mes vendeve të tjera sigurta.

Në këtë mënyrë, çdo emigrant që do të mbërrinte në Angli dhe do të tentonte të aplikonte për dokumentacion, do ta kishte të pamundur ta arrinte këtë nëpërmjet ligjit të skllavërisë moderne.

Shqiptarët që mbërrijnë me gomone në Angli, do të depërtohen menjëherë në Shqipëri dhe nga këtu do të shqyrtohen edhe kërkesat e tyre për azil, të cilat do të pranohen vetëm për arsye specifike.

Me këtë ligj, që pritet të prezantohet e më pas të vihet në zbatim, Anglia imiton pak a shumë atë që ka bërë Suedia dhe vendet e tjera nordike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco