Kërtalli qëlloi mjetin e blinduar të Dash Gjokës si hakmarrje për vëllain

Kërtalli qëlloi mjetin e blinduar të Dash Gjokës si hakmarrje për vëllain

10:27, 13/12/2022
A+ Aa A-

Enkel Kërtalli, i riu që qëlloi me breshëri plumbash ndaj automjetit të blinduar ku lëvizte Dashamir Gjoka në vitin 2017, është arrestuar në Spanjë. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u vendos në pranga me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Enkel Kërtalli, së bashku me vëllain e tij Morel Kërtalli, tashmë 42 vjeç, ishin duke pirë kafe në Shijak. Në momentin që kanë parë Gjokën, kanë shkuar dhe kanë marrë armën, duke qëlluar drejt mjetit të blinduar ku biznesmeni udhëtonte bashkë me fëmijët e tij.

“Isha duke udhëtuar drejt Shijakut, kur kam dëgjuar plumbat që vinin nga një makinë paralel me mua. Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar”, u shpreh Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë në polici.

Atentati ndaj tij dyshohet si hakmarrje e dy të rinjve për vëllain e tyre, Elvin Kërtalli, që u ekzekutua mbrëmjen e 26 gushtit të vitit 2013 në qendër të qytetit të Shijakut. Vëllezërit Kërtalli dyshonin se personi që e vrau vëllain e tyre është mbështetur nga Gjoka në restorantin e tij. Gjithashtu ditën ku është ekzekutuar Elvin Kërtallit ka mbetur i plagosur dhe miku i tij Dorian Zotaj.

Dashamir Gjoka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij është e hapur një çështje për pastrim parash. Ndaj tij filloi një hetimin pasuror, pas dyshimeve se Gjoka i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco