3 vrasjet e 7 plagosjet - Përgjimi i Taulantit, ishte Edi Rama lapsusi?

3 vrasjet e 7 plagosjet - Përgjimi i Taulantit, ishte Edi Rama lapsusi?

16:42, 12/12/2022
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku 

Policia, prokuroria dhe gjykata nuk kanë qenë naivë, ta paditur, as janë ngatërruar, kanë vepruar pa dashje, apo u ka rrëshkitur situata hetimore, kur kanë dërguar numrin e shtetasit Taulant, dhe shtetasit Sokol, për të përgjuar. Ashtu siç deklarohet në kërkesat e miratura nga Gjykata prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqsore donin të mësonin më shumë për rrethanat e ngjarjes së 3 shkurtit 2016.

Ngjarje ku u vranë tre persona dhe plagosën shtatë të tjerë në lokalin e Agron Çapjas. Kjo më shumë, do të mësohej kur të zbardheshin bisedat mes të përgjuarve, ku organi i procedures, shpresonte të shkonte te autorët e dyshuar të vrasjeve dhe vendndodhja e tyre.

Po kush ishte lapsusi i policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës, pas 58 orë e 50 minutave përgjime?

Sepse ata kishin deklaruar në kërkesat për dyshime tyë bazuara në prova për të përgjuarit

Konkretisht në kërkesa prokuroria dhe vendime gjykate është thënë se:

Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”

A ishte Edi Rama ndërprerësi i përgjimeve? Jo duke urdhëruar, por duke qenë jo tërësisht rastësor, si pjesë e një bisede?

A ka folur shtetasi Taulant me ministra deputetë për të ndërhyrë në infrastrukturën e ngjarjes së 3 shkurtit?

Cila ka qenë përgjigja e tyre dhe angazhimi real, atë ditë dhe të nesërmen. A ka pasur një telefonate të shtetasit Taulant me numër 0682055399 me kryeministrin Edi Rama dhe kjo ka sjellë alarmin në qendrën e përgjimeve?!

A ka qenë ky moment kur te serveri qendror në Prokurorinë e Përgjithshme, është ndezur llampa e kuqe dhe nga lart poshtë është kërkuar ndërprerja e menjëhershme e përgjimeve dhe jo anasjelltas?

Shtetasi Taulant dhe shetatasit e tjerë qeveritarë, ministra e pushtetarë teksa flasin nëpër biseda e dinë shumë mirë këtë gjë. Kjo situatë e pazakontë me daljen e emrit të kryeministrit, por dhe me bisedën reale me shtetasin Taulant, do ta ndalonte procedurialisht duke mos pasur rrethana që e lidhnin me ngjarjen njërin prej bashkëbiseduesve?!

A ka kryebashkiakë, ministra e zyrtarë të tjerë të lartë në këtë histori, që u bënë regjia e masakrës hetimore?!

Kush nga ministrat ka shkuar nga qeveria të nesërmen në Elbasan, me kë pushtetarë e deputetë të tjerë është takuar? Si kanë rënë dakort, për të vënë dorë të fortë në veprimet e mëvonshme hetimore, për ti devijuar ato? Kush ishin dhe mbeten të dyshuarit. Ku u fsheh makina e krimit të tre shkurtit 2016? Janë një numër i madh veprimesh të cilat dihen nga hetuesit, por mosveprimet e tyre të mëvonshme, kanë ndikuar në mosdaljen e të vërtetës dhe mosndëshkimin ligjor të autorëve të masakrës.

Kjo CD e urdhëruar nga Gjykata për t'u asgjësuar, madje deri në burim në serverin qendror, do të kishte qenë një ndihmë e madhe për hetimin, për autorët, personat ndikues në hetim, dhenie ndihmë të paligjshme, e shumë detaje të tjera. Por pushteti ka mundur të rimarrë kontrollin, pas 58 orësh e 50 minutash, për të ndërhyrë.

Natyrisht kompania e huaj, kompania italiane e kontraktuar, mirëmbajtëse e serverit, mundet teknologjikisht ta rikthejë materialin dhe të mësohen rolet e bashkëbiseduesve pushtetarë pas ngajrjes së rëndë të 3 shkurtit më aq shumë viktima. Sepese kemi një asgjësim procedurial, për të mos pasur fuqinë e provës të materialit, por ka një mundësi reale teknike.

Gjithnjë nëse autoritetet e duhura bëjnë përpjekjen e duhur dhe ligjore. Ndoshta një Komisioni Hetimor Parlamentar do të kishte fuqinë e duhur për të rikthyer dëmtimet serioze të këtij hetimi, ku ka shumë ngjarje të rënda. Gjithnjë ndoshta. Dhe këtë nuk mundet ta bëjë mazhoranca, por vetëm Opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco