Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO e fundit në udhëtim e 50-vjeçares nga Saranda, pak para aksidentit që i mori jetën

VIDEO e fundit në udhëtim e 50-vjeçares nga Saranda, pak para aksidentit që i mori jetën

12:25, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gruaja 50-vjeçare që ka humbur jetën sot në një aksident me makinë në Qafën e Muzinës, ka publikuar një video të fundit në Fb nga udhëtimi i saj me makinë, që rezultoi të jetë dhe i fundit. Ajo quhet Etleva Bejko, me origjinë nga Saranda, e martuar në Janinë të Greqisë dhe nënë e një djali.

Gjatë udhëtimit, Bejko ka qenë duke dëgjuar këngë greke dhe ky ishte një një ndër udhëtimet e shumta që ajo bënte midis dy vendeve dhe i publikonte madje edhe live.  Me sa duket, i adhuronte udhëtimet dhe siç duket në postimet në rrjetet sociale, shok në rrugës i bëhej kënga.  

Policia e Shtetit njoftoi se: "Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco