Makina përplas për vdekje qytetarin në Tiranë

Makina përplas për vdekje qytetarin në Tiranë

18:34, 06/12/2022
A+ Aa A-

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Shkozë-TEG.

Mësohet se një automjet ka aksidentuar një shtetas të paidentifikuar i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i Policisë
Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë - TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco