Përhapi panik në diskotekë/ Arrestohet shqiptari në Itali pasi kafshoi dhe pështyu policët

Përhapi panik në diskotekë/ Arrestohet shqiptari në Itali pasi kafshoi dhe pështyu policët

19:44, 03/12/2022
A+ Aa A-

Në prangat e policisë italiane ka rënë një 36-vjeçar shqiptar pasi ka përhapur panik në një klub nate në Pesaro.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, filloi të shqetësonte klientët e klubit, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.

36-vjeçari, pasi pa karabinierët filloi t’i pështynte, kafshonte dhe t’i kërcënonte, duke mos pranuar të identifikohej.

Ai u arrestua, iu vendos maskë në fytyrë që të mos vazhdonte të pështynte dhe u dërgua në burg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco