430 kg kokainë/ Drejtori i zjarrtë i Ramës e ruante vetëm me dy qentë e tij

430 kg kokainë/ Drejtori i zjarrtë i Ramës e ruante vetëm me dy qentë e tij

10:17, 26/11/2022
A+ Aa A-

Ish-kryetari i Komunës së Frakullit në Fier, Viktor Çervanaku, i cili u vu në pranga për laboratorin e kokainës së kapur në Fier është një mbështetës i Kryeministrit Rama.

Ai aktualisht ishte punonjës i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërsa përkrahjen për qeverinë e shpreh hapur edhe në rrjetet sociale. Në profilin e tij në “Facebook”, ai postonte herë pas herë statuse kundër opozitës dhe mbronte deri në delir Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Postimin e fundit e fundit eksponenti dhe militanti i PS-së e ka bërë më 15 nëntor, ku teksa i drejtohet opozitës, ndër të tjera shkruan se “PS-ja është super gjigande”.

“O opozita, inceneratorët, Rama. Pirdhni se ne një vrym i bini gjithë ditën dhe natën ju. E ka zgjedhur populli Edi Ramën, jo ju o opozita. Deri ne zgjedhjet e 2025 i rruani leshtë Edi Ramës ju po shikoni nga 2030-ta po iku vetë Rama se do mërzitet pa për ju nuk pjerdh Rama fare o opozita e leshit. Doni ju, s’doni, e do populli Edi Ramën. Ju flisni si e ëma e Zeqos në majë të thanës, shikoni ëndrra natën si dhelpra për koqet e dashit. E ka zgjedhur sovrani dhe do ta zgjedhë prapë e prapë. Ju i keni harruar vjedhjet tuaja gjigande, e po keni gjetur popullin shqiptar që flisni nga bytha se në një vend tjetër ju kishin djegur të gjallë. Po vajtët 30 vjet në pushtet, nuk u ngopët. Më doni? O u ngeltë ne fyt hajdutllëku. Po boll s’keni më as turp, as cipë. As ndere. Ngelet në TV Rama, Rama. I rrofshi topet Ramës se s’keni çfarë i bëni ju Ramës, se jeni një grusht more jezitër. Partia Socialiste është super gjigande, Rama super gjigande. Puthuni me Milon për pushtet. Sa të jetë Rama gjallë”, shprehet Çervanaku në postimin e tij.

Në një konferencë për mediat, prokurori Adnan Xholi dha më shumë detaje rreth operacionit në laboratorin e drogës në një banesë në Farkë të Madhe në Fier. 430 kg kokaine e përzier me “pleh artificial”, e ndarë në 600 thasë është kapur ne Fier. 

Pamjet e marra me një dron të Policisë tregojnë qartë se i zoti i banesës që e kishte kthyer në laborator të kokainës nuk kishte realizuar asnjë lloj fortifikimi për të fshehur mallin që i vinte nga Kolumbia e largët. Duke iu besuar vigjilencës së dy qenve që mbante në shtëpi, Viktor Çervanaku i sistemonte thasët lirshëm pa pasur frikën e askujt, jo më të banorëve vendas, të cilët duket se ruajnë një konsideratë të mirë për ish-zyrtarin që i ka drejtuar në 3 mandate, ndërkohë që tashmë gjendej në një nga drejtoritë më të njohura në Tiranë.

Pavarësisht se Policia i kishte arrestuar katër personat që dyshohet se kanë shërbyer edhe për truprojat e ngarkesës prej 430 kg të kokainës, Policia sërish ka marrë masa shtesë për të hyrë në banesën e zyrtarit të lartë shtetëror. Për pasojë janë ngarkuar me dhjetëra thasë nëpër kamionë për t’u sistemuar në një vend tjetër, janë kryer me dhjetëra kontrolle, janë sekuestruar para, armë dhe municione dhe po ashtu janë sjellë në pranga 10 persona duke lënë 5 të tjerë në kërkim, të cilët dyshohet që janë larguar nga Shqipëria.

Zyrtari i OSHEE-së e ka lënë në oborrin e banesës së tij ngarkesën e sjellë nga porti i barit të Malit të Zi, ndërkohë që në fakt me dokumentacion malli ishte në emrin e të vëllait të tij, Zenelit, i cili rezulton të jetë edhe administratori i përgjithshëm i kompanisë që ishte hapur në mesin e janarit të këtij viti me seli në Tiranë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco